Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, nën dyshimin për kanosje dhe posedim të substancave narkotike.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metali si dhe një sasi e vogël e lëndës narkotike të llojit kokainë.
Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka deklaruar para hetuesve se kishte dalë nga shtëpia me qëllim për ta sulmuar dhe rrahur viktimën. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore. /E.A/
