UBT News

Arrestohet kreu i Gjykatës së Lartë të Ukrainës

FILE PHOTO: The Ukrainian Supreme Court building is seen in central Kiev, Ukraine, March 5, 2016. REUTERS/Valentyn Ogirenko

Kreu i Gjykatës së Lartë të Ukrainës është arrestuar për një skemë të dyshuar ryshfeti, ka thënë një prokuror nga Zyra e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit.

Prokurori nuk përmendi emrin e zyrtarit të arrestuar, por u tha gazetarëve rolin e tij.

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës shtoi se kishte “ekspozuar korrupsionin në shkallë të gjerë në Gjykatën e Lartë”, përkatësisht një skemë për “marrjen e përfitimeve të panevojshme nga udhëheqja dhe gjyqtarët”.

“Aktualisht janë duke u zhvilluar veprime urgjente hetimore”, tha ai në Telegram./UBTNews/

Exit mobile version