Ish-presidenti indipendentist i Katalonjës, Carles Puigdemont u arrestua nga policia në ishullin italian të Sardenjës, raportuan media të ndryshme spanjolle.
Sipas gazetës ”El País”, Puigdemont shkoi në Itali për të marrë pjesë në një aktivitet në Alghero.
Ish-presidenti katalanas Carles Puigdemont tani është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në Sassari, pasi u ndalua me mbërritjen e tij në aeroportin e Algheros, raporton ATSh.
Sipas ”El País”, i cili citon burime ligjore, seanca e parë do të zhvillohet sot.
Gjyqtari do të duhet të vendosë nëse do ta lirojë apo do të japë një urdhër ekstradimi për në Spanjë për ish-presidentin katalanas.
Deklarata shpjegon më tej se Puigdemont ka mbërritur në Sardenjë nga Brukseli dhe kishte caktuar takime me presidenti rajonal, Christian Solinas dhe me kryetarin e bashkisë së Algheros, Mario Conoci.