Policia në Venezuelë ka vënë në pranga një ndër figurat më të njohura të opozitës nën akuzën e terrorizmit dhe tradhtisë.
Freddy Guevara ishte në makinën e tij kur persona të armatosur e ndaluan në një autostradë pranë Karakasit.
Guevara është një aleancë i ngushtë i liderit të opozitës Juan Guaido, i cili gjithashtu u kërcënua nga personat e armatosur ndërsa përpiqej të ndihmonte mikun e tij.
Bashkëshortja e Guaidos, Fabiana Rosales shkruajti në rrjetet sociale se persona të maskuar hynë në oborrin e shtëpisë dhe rrethuan makinën e Juan, por nuk e arrestuan.
Në një deklaratë për shtyp në lidhje me arrestimin, zyra e prokurorit të përgjithshëm në Venezuelë bën me dije se Freddy Guevara akuzohet për thyerje të rendit kushtetutes, konspiracion për të kryer një krim dhe tradhti.