Një fans i reperes amerikane, Doja Cat, u arrestua për kërcënim me bombë në koncertin e saj. Reperja ishte duke performuar mbrëmjen e 8 janarit në Indianapolis, kur ai u përpoq të hynte pa rend.
Sipas policisë, ai tha se kishte bombë apo mjet shpërthyes. Turma në Monument Circle u pastrua për rreth 20 minuta ndërsa policia vlerësoi situatën.
Policia u mor me rastin dhe nuk gjeti eksploziv. Hetimet po vazhdojnë./UBTNews