Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari i katërt për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur më 25 janar në rrugën Gjilan- PKK Dheu i Bardhë. Në raportin 24-orësh thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Nacionale Gjilan-PKK, Dheu i Bardh 25.01.2024 – 00:50. Në lidhje me rastin, me 28.01.2024 është arrestuar edhe i dyshuari tjetër (i katërti) mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi.
Në këtë aksident ka mbetur i vdekur një 28-vjeçar, ndërsa për rastin janë arrestuar tre persona të cilit nuk i kanë ndihmuar viktimës, por janë larguar nga vendi i ngjarjes.