Një grua në Leposaviq është arrestuar e pastaj liruar në procedurë të rregullt për mbishkrime provokuese. Sipas Policisë e njëjta kishte shkruar mbishkrime në muret e një shtëpie të pabanuar.
“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara pasi që e njëjta në muret e një shtëpie të pa banuar kishte shkruar mbishkrime me përmbajtje provokuese. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në Zveçan pas mbulimit të disa muraleve ka nisur shpërndarja e fletushkave, me mbishkrimet Serbia nuk është lojë e askujt”, “Le të vendosë secili flamurin në dritare, mbi makina, në çdo vend ku Serbia jeton”, janë shpërndarë në Komunën e Zveçanit.
Kryetari i Zveçanit tha se nëse flamujt do të vendosen në vende të ndaluara, do të veprojnë konform ligjit.