Djali i Michael Jordanit, Marcus Jordan, është futur pas hekurave të hënën pasi dyshohet se kishte kryer një sërë krimesh të rënda.
Djali i legjendës së NBA, u arrestua dhe u burgos në burgun e Orange County për posedim të kokainës dhe bëri rezistencë ndaj arrestimit, sipas të dhënave të policisë.
Kjo vjen pasi 33-vjeçari u fotografua, duke thithur pluhur të bardhë, ndërsa ishte me pushime në jug të Francës vitin e kaluar.