UBT News

Arrestohet aktorja e njohur iraniane pasi kritikoi ekzekutimin e një protestuesi

Autoritetet në Iran kanë arrestuar një nga aktoret më të shquara të vendit për gjoja përhapjen e gënjeshtrave në lidhje me protestat mbarëkombëtare që vazhdojnë të mbërthejnë vendin.

Kjo sipas mediave shtetërore të Iranit, të cilat thonë se Taraneh Alidoosti, e cila luajti në filmin fitues të çmimit Oscar “The Salesman”, u arrestua pasi ajo shprehu mbështetjen e saj në rrjetet sociale për personin e parë që u ekzekutua për shkak të përfshirjes në protesta.

Sipas raportit të publikuar në kanalin zyrtar në Telegram të medias shtetërore, Alidoosti u arrestua për shkak se ajo nuk dha “asnjë dokument në përputhje me pretendimet e saj”.

IRNA tha se edhe disa të famshëm të tjerë iranianë “janë thirrur nga organi gjyqësor për shkak të publikimit të përmbajtjes provokuese”.

Alidoosti ka bërë të paktën tri postime në llogarinë e saj në Instagram duke shprehur solidaritetin me protestuesit që nga shpërthimi i demonstratave në muajin shtator. Llogaria e saj, e cila kishte rreth 8 milionë ndjekës, është pezulluar./UBTNews/

Exit mobile version