Aktori i mirënjohur i filmit “Home Alone”, Devin Ratray u arrestua të mërkurën në qytetin Oklahoma nën akuzat për dhunë në familje.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, ai dhe e dashura e tij ishin duke pirë kafe, kur pranë iu afruan dy gra duke i kërkuar autograf. E dashura e Ratrayt thuhet se u dha grave karta me autograf. Ky vendim më vonë u bë një pikënisje e grindjes mes të dyve.
Shteti i Oklahomas lëshoi urdhër-arrestin të martën, tregojnë të dhënat.
Mediat e huaja raportojnë se kjo çështje çoi deri te dhuna pasi çifti u kthye në dhomën e tyre të hotelit./UBTNews