Një 32-vjeçar është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se strehoi të dyshuarin D.B, për plagosjen e djalit të tij në Stanoc të Vushtrrisë.
“I dyshuari, mashkull kosovar 32-vjeçar, është arrestuar në qytetin e Fushë Kosovës, pasi dyshohet se ka strehuar dhe ndihmuar një person tjetër të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, e cila kishte ndodhur në muajin korrik 2025 në fshatin Stanovcë të Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndryshe, më 28 korrik rreth orës 18:00, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një 27-vjeçar kishte mbetur i plagosur dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor.
Autoritetet konfirmuan se ai është jashtë rrezikut për jetë dhe në vendin e ngjarjes ishin gjetur katër gëzhoja,/S.K/EO/PK/