UBT News

Arrestohen tre persona në Mitrovicë pas një përleshjeje fizike

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicën e Jugut pas një mosmarrëveshjeje që ka përfunduar në përleshje fizike mes tyre. Incidenti, i cili është cilësuar si sulm dhe lëndim i rëndë trupor, ka çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.

Pas konsultimit me prokurorin, policia ka kryer një bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, një fishek dhe një qese me substancë narkotike (2.9 gram).

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuzat për lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Exit mobile version