Trajneri kosovar, Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve, trajneri Rifati dhe gjyqtari Mehmeti, janë arrestuar sot pas një aksioni nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar”, tha Kelani.
Policia e Kosovës pritet që të dalë me detaje më të hollësishme sa i përket rastit në fjalë.