Policia në Pejë, të shtunën ka pranuar informacion se nё rrugën “Emrush Miftari” nё Pejё, ёshtё vjedhur njё biçikletё nё vlerё prej pesё mijё (5000) euro.
Sipas njoftimit, pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar, ku pas intervistimit, i dyshuari, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.
Po ashtu dje, policia ka pranuar njё informacion se nё rrugën ‘Ramё Lajqi’ nё Pejё, ёshtё vjedhur njё motoçikletё nё vlerё prej katёr mijё (4000) euro.
“Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar (i mitur), ku pas intervistimit nga hetuesit, nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe punëtorit të Qёndrёs pёr Punё Sociale, i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt. Biçikleta dhe motoçikleta u janë kthyer pronarëve legjitimë”, thuhet në komunikatë.