UBT News

Arrestohen dy aktore të njohura iraniane

Dy aktore të njohura iraniane janë arrestuar për mbështetje publike të protestave antiqeveritare, raportoi media shtetërore e vendit.

Hengameh Ghaziani dhe Katayoun Riahi akuzohen për bashkëpunim dhe veprim kundër autoriteteve të Iranit, thotë agjencia e lajmeve Irna.

Të dy aktoret u shfaqën në publik pa shami – një gjest solidariteti me protestuesit.

Protestat shpërthyen në shtator pas vdekjes së një gruaje në paraburgim. Ajo u arrestua nga policia e moralit në Teheran, për gjoja thyerjen e rregullave të hixhabit. Amini vdiq më 16 shtator, tri ditë pas arrestimit.

U raportua se zyrtarët policorë e rrahën me shkop dhe i goditën kokën në një automjet, por policia mohoi që ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se ajo pësoi një sulm në zemër./UBTNews/

Exit mobile version