Armëpushimi Izrael-Hamas është planifikuar të fillojë në orën 10:00 të mëngjesit të së enjtes, tha një zyrtar izraelit për CNN të mërkurën.
Ka gjasa që pauza humanitare të zgjasë deri në dhjetë ditë, por zyrtarët izraelitë thonë se nuk mund të zgjasë aq gjatë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha kur u miratua marrëveshja se për çdo dhjetë pengje shtesë që lirohen, do të ketë një ditë shtesë pauzë në luftime.