Kombëtarja e Kosovës dhe e Armenisë tanimë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e sotme (e premte) miqësore.
Kosova ka udhëtuar drejt Armenisë për miqësoren e sotme e cila do të zhvillohet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit, me fillim nga ora 17:00.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda dhe ai i Armenisë, Oleksandr Petrakov, kanë bërë zgjedhjen e 11-sheve titullare.
Armenia: Buchnev; Hovhannisyan, Calisir, Haroyan, Arutiunian; Harutyunyan, Bichakchyan, Spertsyan; Briasco, Zelerayan, Margaryan.
Kosova: Muric; Vojvoda, Dellova, Aliti, Paqarada; Loshaj, Berisha; Zhegrova, Muslija, Rashica; Muriqi./UBTNews/