Futbollisti i Superligës së Kosovës, njëherësh lojtari i Ballkanit, Armend Thaqi, është ftuar nga Përfaqësuesja A e Kosovës për ndeshjen ndaj Moldavisë.
Këtë e ka konfirmuar vet futbollisti, në një emision sportiv, duke thënë se ka marrë ftesë nga Challandes, dhe se do të bashkohet me ekipin kombëtar.
Armend Thaqi ishte ftuar edhe më herët nga Challandes, teksa kishte pasur minutanë takimin miqësor ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.
Ndryshe, Kosova nesër luan ndeshjen e fundit sa i përket fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, ndaj Moldavisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa takimi nis në orën 20:45./UBTNews