UBT News

Armëmbajtje pa leje dhe të shtëna në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri dhe gëzhoja në dy raste të ndara në kryeqytet.

Në rrugën e Gjilanit në Prishitnë është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë me dhjetë fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në rrugën e Ujmanit policia ka ndërhyrë pas raportimeve për të shtëna.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori dhe hetimet po vazhdojnë.

Rastet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar për veprën penale- Mbajtje në pronësi kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës/ Përdorim i armës

Exit mobile version