Kompania italiane e modës Giorgio Armani ka anuluar shfaqjet e sfilatave të saj në Milano dhe Paris për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë e të pranishmëve dhe stafit duke pasur parasysh numrin në rritje të rasteve të Covid-19 në Evropë.
Kompania ka anuluar sfilatat e modës për meshkuj në Javën e Modës në Milano dhe Javën e Modës së Lartë në Paris këtë muaj, njoftoi sot kompania, transmeton ATSH.
‘Armani’ po anulon gjithashtu sfilatat e modës për meshkuj, koleksioni vjeshtë-dimër 2022/23 për markat ‘Emporio Armani’ dhe ‘Giorgio Armani’, si dhe sfilatën e koleksionit të pranverës dhe verës së këtij viti për markën ‘Giorgio Armani Prive’.
Kompania tha se i vjen keq për vendimin, i cili ishte marrë pas përkeqësimit të situatës së koronavirusit.
“Shfaqjet janë të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme për stilistin, Giorgio Armani. Megjithatë, siguria e punonjësve dhe e publikut mbetet prioriteti kryesor i tij”, shtoi kompania.