Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, është prezantuar zyrtarisht te Evertoni, pas një periudhe të gjatë spekulimesh dhe diskutimesh për të ardhmen e tij.
Broja u la jashtë planeve të trajnerit të Leicester City, Enzo Maresca, duke e detyruar atë të kërkonte një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij. Edhe pse kishte oferta të shumta nga klube të ndryshme në Angli dhe Itali, Evertoni arriti të sigurojë shërbimet e tij, duke i ofruar një mundësi të re për të rinovuar karrierën e tij.
Karriera e Brojës ka pasur disa luhatje gjatë vitëve të fundit. Nga janari, ai kishte qenë i huazuar tek Fulhami, por nuk arriti të gjejë minutat e nevojshme për të shpërthyer në atë skuadër. Përpara kësaj, sulmuesi shqiptar kishte luajtur për Southamptoni në Angli dhe për Vitesse në Holandë.
Me një kalim të rëndësishëm në Premier League, Broja shpreson se Evertoni do t’i ofrojë mundësinë që të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe të kontribuojë në suksesin e skuadrës./UBTNews/