Juventusi është duke shfaqur interes për sulmuesin e talentuar shqiptar, Armando Broja, sipas raporteve të fundit. Klubi italian është në kërkim të forcimit të skuadrës për sezonin e ri dhe Broja duket si një zgjidhje e përshtatshme për nevojat e tyre në sulm.
Broja, i cili ka shënuar në nivelin kombëtar me ekipin kuqezil, është vlerësuar si një zëvendësues ideal për Dušan Vlahoviçin. Megjithatë, Juventus preferon një huazim të mundshëm për sulmuesin, ndërsa Çelsi ende nuk është i gatshëm ta lë të largohet përfundimisht.
Kristiano Xhuntoli, drejtori sportiv i Juventusit, vlerëson talentin dhe potencialin e Brojës dhe po punon për të siguruar transferimin e tij. Deri tani, nuk ka pasur oferta konkrete që të përmbushin kërkesat e Çelsit, por Juventus synon të arrijë marrëveshjen për sulmuesin shqiptar në ditët në vijim.
Juventus po ashtu ka nevojë për një qendërmbrojtës dhe një lojtar të gjithanshëm në mesfushë për të plotësuar skuadrën e tyre në këtë afat transveror./UBTNews/