UBT News

Arkitektura në UBT me qasje bashkëkohore dhe njohje globale

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit HapësinorUBT ofron një program bashkëkohor studimi, i cili synon të përgatisë profesionistë të aftë për t’iu përgjigjur sfidave moderne të arkitekturës, urbanizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të hapësirave.

Ky program është i dizajnuar për të zhvilluar te studentët njohuri të avancuara teorike dhe praktike në fushën e projektimit arkitektonik, planifikimit urban dhe menaxhimit të mjedisit të ndërtuar. Studentët aftësohen për të identifikuar dhe analizuar probleme komplekse arkitekturore, për të hartuar projekte inovative dhe për të kontribuar në zhvillimin e komuniteteve moderne, duke respektuar aspektet sociale, kulturore dhe mjedisore.

Përmes një kurrikule gjithëpërfshirëse dhe ndërdisiplinare, programi kombinon njohuritë nga arkitektura, urbanizmi, teknologjia e ndërtimit, fizika e ndërtimit, gjeodezia, ekonomia e ndërtimit, dizajni urban, arkitektura e peizazhit dhe trashëgimia kulturore. Kjo u mundëson studentëve të fitojnë kompetenca të gjera profesionale dhe të jenë të përgatitur për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

Gjatë studimeve, studentët zhvillojnë aftësi për:

  • Projektimin dhe analizën kritike të projekteve arkitekturore dhe urbane;
  • Planifikimin e hapësirave funksionale dhe të qëndrueshme;
  • Integrimin e teknologjive moderne në procesin e projektimit;
  • Zgjidhjen e problemeve komplekse që lidhen me ndërtimin dhe inxhinierinë;
  • Hulumtimin dhe përdorimin e materialeve inovative në arkitekturë;
  • Krijimin e hapësirave urbane me efikasitet energjetik dhe ndikim pozitiv në mjedis;
  • Menaxhimin e projekteve dhe punën në ekipe multidisiplinare;
  • Trajtimin profesional dhe etik të çështjeve që lidhen me arkitekturën dhe planifikimin urban.

Programi i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT vendos theks të veçantë në zhvillimin e kreativitetit, mendimit kritik dhe inovacionit, duke u ofruar studentëve mundësi të shumta për punë praktike, projekte reale, bashkëpunime ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në konkurse profesionale.

Cilësia e këtij programi dëshmohet edhe nga sukseset ndërkombëtare të UBT-së. Në rangimin prestigjioz INSPIRELI World Architecture University Ranking, UBT është renditur në mesin e 100 institucioneve më të mira në botë në fushën e arkitekturës, duke zënë vendin e 33-të nga 1,444 universitete ndërkombëtare.

Po ashtu, në vitin 2026, UBT shkroi histori duke u renditur i pari në botë për kategorinë “University Brand and Reputation” në rangimin prestigjioz global WURI, një dëshmi e reputacionit, cilësisë dhe ndikimit të tij në arsimin e lartë ndërkombëtar.

Ndër sukseset më të mëdha të viteve të fundit, UBT është vlerësuar edhe si “Engaged University of the Year”, duke u renditur universiteti më i mirë në botë në këtë kategori dhe duke lënë pas institucione prestigjioze nga Suedia, Kanadaja, Australia dhe Arabia Saudite.

Me 25 vite traditë, inovacion dhe ekselencë akademike, UBT vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për studentët që synojnë një karrierë të suksesshme në arkitekturë, planifikim hapësinor dhe zhvillim urban në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Regjistrimet e hershme po vazhdojnë, eja dhe siguro vendin tënd. Vendet janë te limituara.

Exit mobile version