Ishte fundjava e kinemasë dhe arkëtimeve marramendëse. “The boss baby: Family business” ra në vendin e katërt këtë fundjavë, duke arkëtuar nga shitja e biletave 4.7 milionë dollarë.
“Fast and Fourious 9, the Fast Saga” qëndron në krye të klasifikimeve prej javësh tashmë, me arkëtime këtë fundjavë prej 7.6 milionë dollarë, në një total prej 150 milionë që nga premiera.
“Escape Room” qëndron në vendin e tretë me 8.8 milionë dollarë, në fundjavën e debutimit.
“Black widow” mbetet përsëri në krye me 25.6 milionë dollarë arkëtime edhe këtë fundjavë dhe për 10 ditë në kinema, ka arkëtur 131 milionë dollarë. Por jo mjaftueshëm për të siguruar vendin e parë.
Lebron James dhe i gjithë ekipi i “Looney Tunes” kanë fituar për këtë fundjavë.
Filmi “Space jam: A new legacy” që u shfaq premierë në kinematë e mbarë botës ka siguruar vendin e parë për nga arkëtimet, me plot 31.6 milionë dollarë vetëm nga shitja e biletave. “Space Jam: A new legacy” po transmetohet edhe në H.B.O