Pritjes për fansat e Arilenës, i erdhi fundi.
Këngëtarja Arilena Ara, e pranishme në skenën muzikore qysh nga viti 2012 në skenat e X Factor Albania, së fundi ka bërë të ditur se do të sjell albumin e saj të parë.
Sic duket, albumi i titulluar “POP ART” ka përfunduar tërësisht dhe se ka mbetur vetëm të tregohet data e lansimit të tij. Ajo gjithashtu ka kryer edhe fotosesionin e albumit.
Por, kjo nuk është e tëra. Albumi përmban edhe artistë tjerë të njohur, ndër ta Gjon’s Tears i cili këtë vit reprezantoi Zvicrrën në Eurovision, reperin Noizy dhe 2po2 dhe këngëtaren Dafina Zeqiri.
“E lumtur të ndaj me ju lajmin që albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi!” ka mbishkruar njërën nga fotot që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Arilena njihet për performancat e fuqishme dhe e patrembur të dominojë skenën. Megjithatë, si do të pritet nga fansat albumi i saj, pritet të shihet në ditët në vazhdim./UBTNews