Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, ka ndarë një mesazh emocionues pas përfundimit të ndeshjeve të fundit, duke theksuar krenarinë për ekipin dhe mbështetjen e tifozëve.
Ai u shpreh i lumtur që është pjesë e një grupi të bashkuar dhe luftarak:
“Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe që zbres në fushë me një grup kaq të guximshëm dhe të bashkuar lojtarësh”.
Muric theksoi rëndësinë e këtij rrugëtimi për ekipin dhe falënderoi të gjithë tifozët për përkrahjen:
“Ky rrugëtim ka qenë gjithçka për ne dhe dua të falënderoj të gjithë në vendlindje dhe kudo në botë për besimin dhe mbështetjen tuaj”.
Portieri kosovar nënvizoi se arritjet e skuadrës shkojnë përtej rezultateve në fushë:
“Në futboll, ne fitojmë dhe humbim së bashku, por ajo që kemi arritur shkon përtej rezultateve. Ne i kemi dhënë popullit tonë shpresë përsëri”.
Në fund, ai pati edhe një mesazh motivues për brezat e rinj:
“Për brezin e ardhshëm, ky është vetëm fillimi. Ëndërroni më shumë, punoni më fort dhe vazhdoni të besoni. Koha jonë do të vijë!”.
