UBT News

Ariana Grande tregon se sa e vështirë ishte ta mbante sekret brendin e kozmetikës

Ariana Grande ‘u lehtësua’ pasi zbuloi linjën e saj të kozmetikës. Këngëtarja e hitit “God Is a Woman”, po lanson linjën e saj kozmetike dhe ajo i tha revistës “Allure”, se ishte shumë e vështirë për të ta mbante sekret biznesin e saj.

Grande tha se ka menduar se sa shumë këngëtarë kanë krijuar marka me produkte kozmetike, mirëpo thotë se “nuk mjaftoheni kurrë me grim, njëjtë sikurse nuk mjaftoheni me muzikë”.

Grande tha se një nga “pikat” kyçe të markës së saj të bukurisë do t’i kushtohet syve, për të cilat ajo tha se janë “portat kryesore për ëndrrat tona, emocionet tona, gjithçka”.

Kjo nuk është hera e parë që Grande ‘largohet’ nga muzika dhe aktrimi. Ajo edhe më parë u mor me biznes. Në vitin 2015 lansoi koleksionin e saj të aromave – si Moonlight, Sweet Like Candy dhe Ari nga Ariana Grande, duke arritur mbi 150 milionë dollarë në shitje me pakicë në dy vitet e para./UBTNews

Exit mobile version