UBT News

Ariana Grande po punon për albumin e ri

Zhvillimi i fundit në karrierën e Ariana Grande mund të përfshijë muzikë të re.

Burimet thonë për Page Six se Grande fillimisht kishte synuar të kanalizonte të gjitha energjitë e saj krijuese në rolin e saj të shumëpritur në adaptimin e ardhshëm të filmit “Wicked”.

Megjithatë, greva e papritur e SAG-AFTRA bëri ndalimin e xhirimeve, teksa Grande këtë kohë e shfrytëzoi për të sjellur muzikë të re për fansat e saj.

Burimet zbulojnë se ajo ka qenë duke bashkëpunuar me producentin Max Martin, duke krijuar kështu vazhdimin e shumëpritur të albumit të saj të mëparshëm, “Positions”.

Pavarësisht kthimit të saj në studio, angazhimi i Grande për rolin e saj në “Wicked” mbetet i palëkundur. Burimi shpjegon se, “Prioriteti i saj ka qenë Glinda për dy vitet e fundit dhe është akoma, pasi ata nuk e kanë përfunduar filmin”.

Angazhimi i saj në aktrim ndikoi gjithashtu në hezitimin e Grandes për të punuar në muzikë të re përpara publikimit të filmit.

Burimi zbuloi se ajo ende nuk ka caktuar një datë fikse të publikimit për këngët e saj të reja./UBTNews/

Exit mobile version