UBT News

Ariana Grande po lanson një linjë kozmetike

Të paktën kështu ka thënë Trendmood, një llogari lajmesh bukurie në Instagram.

Trendmood mbishkroi fotografinë me teksin: “Ariana Grande ka depozituar një markë tregtare për një linjë produktesh kozmetikë, krem kujdesi për lëkurën, krem për kujdesin për trupin, mist, parfumet, xhelëtpër dush, xhel për banjë dhe disa pajisje tjera.

Ariana nuk është e huaj në industrinë e bukurisë, pasi ajo lançoi disa parfume përfshirë Cloud, R.E.M., Thank U Next, Sweet Like Candy, Ari dhe Moonlight. Për Harpers Bazaar, gjashtë aromat e saj i kanë bërë këngëtares 150 milion dollarë në vitin 2017 nga tre aromat: Moonlight, Sweet Like Candy dhe Ari.

Megjithatë asgjë nuk është konfirmuar ende personalisht nga ajo. Ariana Grande mbajti sekret një ceremoni martese të tërë, ndoshta ylli i muzikës pop po dëshiron të vazhdojë me të njëjtin ritëm?!

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)


Exit mobile version