UBT News

Ariana Grande në koncertin virtual të Fortnite

Rrjedhjet e reja sugjerojnë që Ariana Grande do të mbajë një koncert virtual në lojën Fortnite në të ardhmen e afërt, diku rreth muajit tetor.

Siç vërehet nga GamesRadar, një postim i fundit i Fortnite Reddit pretendon të dijë një pjesë të tërë të përmbajtjes së ardhshme për lojën Battle Royale, duke përfshirë koncertin e supozuar virtual nga Ariana Grande.

Sipas këtij, i cili më parë ka rrjedhur informacion të saktë në të kaluarën, koncerti do të mbërrijë në lojë së shpejti dhe “ka bërë tashmë një provë të lëshuar nga stafi në Epic”.

Së bashku me një paraqitje virtuale të këngëtares pop, anëtarët e Justice League dhe Suicide Squad gjithashtu do të shtohen në lojë, megjithëse rrjedhësi është i pasigurt për personazhet saktësisht.

Nëse kjo është e vërtetë, shtimi i personazheve të tjerë DC në Fornite do të përputhej mirë me daljen e James Gunn’s, The Suicide Squad, më 30 korrik, megjithëse lojtarët do të duhet të presin për konfirmim.

Fornite më parë ka mbajtur koncerte virtuale me këngëtar sic ishte Travis Scott në fillim të këtij viti i cili thuhet se fitoi 20 milion dollarë për paraqitjen e tij, kështu që nuk do të ishte e vështirë që Ariana të bënte debutimin e saj.

Ariana Grande ka bashkëpunuar më parë me Square Enix në Final Fantasy: Brave Exvius dhe u shfaq në lojë si një personazh i pikselizuar./UBTNews

Exit mobile version