UBT News

Ariana Grande në filmin “Wicked”

Ariana Grande do ta luajë rolin e shtrigës Galina në adaptimin e filmit “Wicked”. Muzikali, i cili ka të bëjë me shtrigat nga Magjistari i Ozit, në kastë të aktorëve do ta ketë edhe aktoren britanike Cynthia Erivo në rolin e Elphaba, magjistarja e keqe e Perëndimit.

Për këtë version filmik u punua prej vitesh. Në fillim të këtij viti u bë e ditur që regjisori Jon M Chu, filmat e të cilit janë “Crazy Rich Asians” dhe “In The Heights”, do ta drejtojë këtë film./UBTNews

Exit mobile version