Superylli 28-vjeçar, Ariana Grande, kishte veshur një bluzë pa mëngë dhe pantallona të bardha që dukej se rikrijonin një veshje që Britney Spears kishte veshur në turneun e saj “Baby One More Time” në vitin 1999.

Nuk është hera e parë që trajnerja e “Voice” i referohet ikonës së popit, pasi ajo këndoi një pjesë të “Oops!…I Did It Again” muajin e kaluar ndërsa u shfaq së bashku me Kelly Clarkson në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
Fansat e pëlqyen tejet shumë rikrijimin e yllit, gjë e cila u pa nga komentet pozitive./UBTNews/