UBT News

Ariana Grande adreson ‘shqetësimet’ për pamjen e saj

Ariana Grande i siguroi fansat se është “e shëndetshme” pasi ata pretenduan se ishte “shumë e dobët” në fotot e fundit.

Këngëtarja u shpreh e sinqertë në një video tre minutëshe në TikTok, duke u kërkuar ndjekësve të saj që të jenë më të vëmendshëm përpara se të ndajnë mendimin e tyre për paraqitjet e të tjerëve.

“Trupi me të cilin keni krahasuar trupin tim aktual ishte versioni më i pashëndetshëm i trupit tim. Isha duke marrë shumë ilaqe kundër depresionit dhe duke pirë dhe duke ngrënë keq”, shpjegoi ajo.

“[Isha] në pikën më të ulët të jetës sime kur dukesha ashtu siç ju e konsideroni se isha e shëndetshme, por kjo në fakt nuk ishte e shëndetshme”.

Fansat filluan të komentojnë pamjen e Grandes pasi u shfaqën foto të saj duke marrë pjesë në koncertin e Jeff Goldblum në Londër javën e kaluar./UBTNews/

Exit mobile version