UBT News

“Argylle”: Gjithçka rreth filmit të parë të yllit Dua Lipa

Dua Lipa është yll i pop-it, themeluese e brendit që ofron këshilla për stilin jetësor, ambasadore e markave të njohura dhe në raste të rralla edhe modele e pasarelave. Së shpejti do të bëhet edhe yll i filmit. Këngëtarja e hitit “Don’t Start Now” do të debutojë në aktrim me filmin e saj të parë “Argylle”, një film i zhanrit thriller nga regjisori Matthew Vaughn.

Ani pse ende nuk dihet shumë rrreth rolit të yllit Dua Lipa, ajo na tregoi pak nga filmi i saj. Dua publikoi foto ku shfaqet krah aktorit Henry Cavill.

Lajmi për rolin e saj në këtë film u konfirmua për herë të parë në korrik të vitit 2021 për The Hollywood Reporter. Po ashtu ajo do të lansojë një këngë që do të jetë kolonë zanore e filmit.

Kush tjetër është në kastën e aktorëve?

Krahas yjeve Lipa dhe Cavill, në film do të shkëlqejnë edhe Bryce Dallas Howard, Sam Rockwell, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, Ariana DeBose, John Cena, dhe Samuel L. Jackson.

Çfarë rrëfen filmi?

Filmi është përshtatur nga romani me të njëjtin emër nga Ellie Conway, i cili do të publikohet këtë vit. Filmi rrëfen për Argylle, spiunin më të madh në botë, përmes aventurave të tij nëpër botë.

Edhe pse nuk u konfirmua data e lansimit, Apple thotë se filmi do të lansohet së shpejti./UBTNews/

Exit mobile version