UBT News

Argjentinës i kthehet fanella e Diego Maradonës që e veshi në finalen e Kupës së Botës

Argjentinasit po festojnë rikthimin e fanellës së finales së Kupës së Botës të legjendës së futbollit, Diego Maradona, në vendin e tyre.

36 vjet pasi Argjentina mundi Gjermaninë në finalen e Kupës së Botës të vitit 1986, fanella që Maradona e veshi në pjesën e parë i është dorëzuar përsëri Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA).

Ish-mesfushori i Gjermanisë, Lothar Matthäus, i cili e ndërroi fanellën me yllin Maradona në pjesën e parë, ia dhuroi atë argjentinasit. AFA e falënderoi atë me një video emocionuese.

Edhe një fanellë tjetër të cilën argjentinasi e veshi kur shënoi golin “Hand of God” kundër Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës në vitin 1986, u shit për një rekord prej 7.1 milionë funte në fillim të këtij viti. Ajo fanellë u nxor në ankand nga ish-mesfushori i Anglisë, Steve Hodge./UBTNews/

Exit mobile version