Argjentina ka marrë edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje në Copa America dhe ka siguruar kalimin nga Grupi A. Në një ndeshje të zjarrtë të zhvilluar në MetLife Stadium, Argjentina ka fituar ndaj Kilit me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 88-të nga Lautaro Martinez, i cili u gjet bukur në zonë dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi për t’i dhënë fitoren Argjentinës.
Në Grupin A ka shënuar fitore edhe Kanada që ka mposhtur Perunë me rezultat identik 0-1. Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi sulmuesi i Lille, Jonathan David, 16 minuta para fundit të ndeshjes, duke sjell një gëzim të madh në shkallët e stadiumit Children’s Mercy Park.
Në ndeshjen e fundit, Argjentina që tanimë është kualifikuar do të zhvillojë ndeshje ndaj Perusë, ndërsa Kanada që ka tre pikë do të luajë me Kilin në ndeshjen vendimtare për kualifikim./UBTNews/