UBT News

​Argjentina triumfon ndaj Venezuelës në kualifikimet e Kupës së Botës 2026

Argjentina vazhdoi rrjedhën mbresëlënëse në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, duke fituar 3-0 ndaj Venezuelës dhe duke regjistruar ndeshjen e 11-të pa pësuar gol në 12 fitore.

Për Venezuelën, që mbetet e vetmja kombëtare e CONMEBOL pa pjesëmarrje në Botëror, disfata ishte edhe një dëshmi tjetër e diferencës me kampionët e botës.

Lionel Messi, i shoqëruar nga tre djemtë e tij, udhëhoqi Argjentinën ndoshta për herë të fundit në tokën vendase, në një mbrëmje emocionale për numrin 10. Franco Mastantuano debutoi si titullar në “Monumental”, ndërsa Julian Alvarez u shfaq aktiv që në fillim me disa raste, përfshirë një gjuajtje të fortë të ndalur nga portieri Rafael Romo.

Messi e zhbllokoi sfidën para pushimit, duke shënuar golin e tij të 113-të me fanellën bardhekaltër, ndërsa në pjesën e dytë Argjentina shtoi ritmin.

Zëvendësuesi Lautaro Martinez realizoi me prekjen e parë, përpara se Messi të shënonte edhe një herë pas një kombinimi me Thiago Almadan. Një gol tjetër i tij në fund u anulua për pozicion jashtë loje.

Kjo fitore e forcon bilancin e jashtëzakonshëm të Argjentinës kundër Venezuelës: 25 fitore në 30 përballje, tre barazime dhe vetëm dy humbje. Për më tepër, kjo ishte një tjetër provë e forcës së skuadrës së Lionel Scalonit, e cila tashmë është e kualifikuar për Botërorin 2026./S.K/KP/Financial Express/

Exit mobile version