Është zhvilluar xhiro e 11-të në kualifikimet për Kampionatin Botëror në Amerikën e Jugut.
Ka ardhur edhe ndalesa e parë për Brazilin, që deri më tani kishte pasur të gjitha fitore dhe po prin në grup.
Brazilianët nuk kanë arritur më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Kolumbia.
Në anën tjetër te fitoret është rikthyer Argjentina pasi ka mposhtur me rezultat të thellë 3-0 Uruguain.
Kampioni aktual i Amerikës së Jugut ka dominuar totalisht uruguaianët duke i mposhtur me tre gola diferencë.
Lionel Messi hapi serinë e golave në minutën e 38-të duke shënuar për 1-0 pas asistimit nga Giovani Lo Celso.
Ndërkohë për 2-0 u përkujdes Rodrigo de Paul i cili shënoi në minutën e 44-të.
Kur kaluan një orë lojë, ishte Lautaro Martinez që shënoi për rezultatin përfundimtar 3-0.
Brazili vazhdon të udhëheq në tabelë me 28 pikë, derisa Argjentina mbetet e dyta me 22 pikë.