UBT News

Argjentina Ramosaj mahnit me format trupore, ndërsa pozon me bikini nga pushimet në Dhërmi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, së fundmi është duke shijuar disa ditë pushimi.

Për këtë ajo ka zgjedhur bregdetin e Dhërmiut, së bashku me bashkëshortin e saj, Dukagjinin, dhe djalin e tyre, Noah.

Këngëtarja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka publikuar gjatë këtyre ditëve fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Në një nga imazhet e fundit, Ramosaj u shfaq nën shkumën e valëve të detit së bashku me djalin e saj në brigjet e detit Jon.

Në një pozë tjetër, ajo pozoi me bikini të zeza në shezlon, teksa merrte rreze dielli dhe vinte në pah linjat e saj atraktive trupore.

Argjentina shquhet për vijën e saj të trupit, të cilën është kujdesur që ta mbajë gjithmonë siç duhet në formë.


Exit mobile version