Kampioni i Evropës, Italia, është mposhtur nga Kampioni i Amerikës së Jugut, Argjentina, në ndeshjen finale për kurorëzimin e më të mirit nga të dy kontinentet e cila u zhvillua në stadiumin “Wembley” në Anglia.
Skuadra e Scalonit, u tregua më e mirë gjatë gjithë ndeshjes ndaj asaj të Roberto Mancinit, dhe në fund triumfoi me rezultat 3-0.
Dy golat e parë erdhën në pjesën e parë, derisa Lionel Messi ishte ndër më të dalluarit në fushë. Ishte pikërisht ylli i PSG-së që asistoi për Martinezin në minuytën e 28’ i cili realizoi për 1-0.
Kur po mendohej se po mbyllej pjesa e parë, sulmuesi i Interit u përfshi sërish duke dhënë një top të mirë drejt Di Marias i cili e mposhti në mënyrë mjeshtërore Donarruman.
Krejtë në fund të ndeshjes, Paulo Dybala shënoi për 3-0 pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga Messi.
Kështu Argjentina u treguar më e mirë se kampioni i evropës Italia dhe në fund e ngriti trofeun e “Finalisimmos”. /UBTNews/