Organizatorët e Copa America kanë shpallur formacionin më të mirë të turneut, duke përfshirë futbollistët më të dalluar nga kampionati. Në këtë 11-she, dominon Argjentina me pesë lojtarë, ndërsa finalistja Kolumbia ka dy përfaqësues.
Emiliano Martinez mbetet në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Johnston (Kanadaja), Romero (Argjentina), Davinson Sanchez (Kolumbia), dhe Hincapie (Ekuadori).
Në mesfushë, figuronte Rodrigo de Paul (Argjentina), Manuel Ugarte (Uruguai) dhe lojtari më i mirë i turneut, James Rodriguez.
Në sulm, formacioni përfundon me Lionel Messi dhe Lisandro Martinez (Argjentina), si dhe Rafinha (Brazil).”