Talenti turk, Arda Guler ka zgjedhur që t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.
Barcelona kishte interesim serioz në Guler, siç ishte bërë e ditur nga vetë presidenti i klubit, Joan Laporta, por 18 vjeçari ka vendosur t’i bashkohet Realit.
Kur të mbyllet marrëveshja, Guler pritet t’i bashkohet skuadrës së Carlo Ancelottit për ndeshjet para-sezonale. Bisedimet për të finalizuar procesin e transferimit do të zhvillohen këtë javë.
Guler ka kontratë deri në vitin 2025 që përfshin një klauzolë lirimi prej 17.5 milionë eurosh, të cilën Fenerbahçe e kërkonte.
Real Madridi do të paguajë më shumë se klauzolën e lirimit për ta siguruar largimin e Guler nga Fenerbahçe.
Gjiganti turk gjithashtu ka përfshirë edhe një opsion që të përfitojë 20% nga shitja e ardhshme e Guler.