Fenerbahçe po monitoron me kujdes situatën e talentit turk, Arda Güler, i cili aktualisht po kalon një periudhë të vështirë në Real Madrid, duke luajtur me minutash të kufizuara. Skuadra e drejtuar nga José Mourinho ka shfaqur interes për të shfrytëzuar këtë rast dhe për ta sjellë Gülerin në radhët e saj.
Drejtuesit e Fenerbahçes planifikojnë të kontaktojnë Realin e Madridit për të shqyrtuar mundësinë e një huazimi për gjysmën e dytë të sezonit. Nëse klubi “merengues” jep dritën jeshile, Fenerbahçe mund të veprojë shpejt për të siguruar lojtarin.
Ky zhvillim ndodh në një kontekst ku klubi i Mourinhos po kërkon të rinovojë emocionet për tifozët e tij, sidomos pas spekulimeve mediatike mbi interesimin e Galatasaray-t për të mbajtur Victor Osimhen.
Mario Branco, drejtor sportiv i Fenerbahçes, është gati të nisë bisedimet me drejtuesit e Realit të Madridit. Megjithëse klubi spanjoll nuk ka në plan ta shesë Gülerin, ata mund të shqyrtojnë mundësinë e huazimit për të ndihmuar lojtarin të fitojë përvojë në ligat më sfiduese evropiane.
Burime të afërta me klubin turk kanë bërë të ditur se presidenti Ali Koç mund të takohet personalisht me Gülerin për të diskutuar për të ardhmen e tij dhe për mundësitë që ai ofron për Fenerbahçen.
Në një deklaratë pas prezantimit të tij, Mourinho ka shprehur dëshirën e madhe për të pasur Arda Güler në skuadër. Nëse Real Madridi nuk vendos kushte strikte për transferimin e tij dhe nëse Fenerbahçe merr përsipër pagën e lojtarit, negociatat mund të avancojnë me shpejtësi./UBTNews/