UBT News

Arbnor Ramadani shpallet “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superliga e Kosovës, “Albi Mall”, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili për javën e 32-të i është dhënë futbollistit të KF Llapi, Arbnor Ramadani.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili e ka shpallur Ramadanin lojtarin më të dalluar të javës në elitën e futbollit kosovar.

Pas marrjes së çmimit, Ramadani u shpreh i kënaqur për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e ekipit dhe përkushtimin për ndeshjet e radhës. Ai tha se përballja me FC Ballkani ka qenë e vështirë, por ekipi ka hyrë në fushë me motivim maksimal për rezultat pozitiv.

Futbollisti i Llapit shtoi se skuadra synon të përmirësojë formën dhe të shmangë zonën e barazhit, duke theksuar se do të japin maksimumin në ndeshjet e mbetura të sezonit.

Në fund, Ramadani falënderoi FFK-në për vlerësimin dhe ia dedikoi çmimin bashkëlojtarëve të tij, duke theksuar se ky sukses është rezultat i punës ekipore.

Exit mobile version