UBT News

Arbnor Morina dënohet me dy ndeshje mosushtrim të detyrës

Trajneri i skuadrës së Ferizajt, Arbnor Morina është dënuar me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor i shkallës së parë pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.

Morina ishte ndëshkuar me karton të kuq në fund të takimit pas ofendimit që ia bëri gjyqtarit kryesor në ndeshjen Ferizaj – Drita.

Kryetrajneri i KF Ferizaj, Arbnor Morina nr ID.001903M64. Në minutën 90 ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mosushtrim të detyrës sipas radhës organizuar nga FFK-ja”, thuhet në njoftimin e Komisionit Disiplinor.

Me dy ndeshje është dënuar edhe zyrtari i Dritës, Fatos Ramadani, i cili e ofendoi trajnerin Morina.

Me dy ndeshje mosushtrim të detyrës është dënuar edhe ndihmëstrajneri i Trepçës ’89, Seid Onbashi për shkak të fyerjeve ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, me ç’rast edhe u ndëshkua me karton të kuq.

Exit mobile version