François Letexier, një arbitër francez 35-vjeçar i UEFA-s, është caktuar si arbitër kryesor për finalen e UEFA EURO 2024 mes Spanjës dhe Anglisë.
Ndeshja do të luhet të dielën, më 14 korrik në Olympiastadion në Berlin, Gjermani, në orën 21:00 CET. Letexier, i njohur për përvojën e tij në garat ndërkombëtare, ka gjykuar 65 ndeshje të UEFA-s që nga viti 2017.
Ai ka drejtuar disa ndeshje në këtë turne, duke përfshirë dy nga fazat e grupeve dhe ndeshjen hapëse të turneut në mes Gjermanisë dhe Skocisë. Kjo nuk është hera e parë që ai ka pasur përgjegjësinë e një finaleje, pasi ka qenë arbitër i katërt në finalen e UEFA Champions League 2024 në Wembley.
Asistentët e tij për finalen e EURO 2024 do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni nga Franca, ndërsa arbitri i katërt do të jetë Szymon Marciniak nga Polonia. Roli i arbitrit asistent video (VAR) do të ketë Jérôme Brisard nga Franca, mbështetur nga një ekip asistentësh të tjerë nga Franca dhe Italia./UBTNews/