UBT News

Arbëria mposhtet nga Llapi

Llapi e ka mposhtur në udhëtim, skuadrën nga Lipjani, Arbërinë, me rezultat 1-2.

Elvis Prençi, e Kastriot Selmani shënuan për Llapin teksa për Arbërinë shënoi Labinot Ibrahimi, gol që nuk i mjaftoi Arbërisë për të marr të paktën një pikë nga ky takim.

Pas kësaj fitoreje, Llapi pozicionohet në vendin e nëntë me 17 pikë, gjersa Arbëria në të gjashtin me 20 pikë.

Gjiron e ardhshme Llapi e pret Feronikelin në Podujevë, teksa Arbëria udhëton te Drita në Gjilan, në një takim tejet interesant, ku edhe surprizat janë të pritura./UBTNews

Exit mobile version