UBT News

Arbëria befason Gjilanin, e mposht minimalisht

Arbëria ka arritur që të mposht Gjilanin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Dobraja e Lipjanit u mjaftua me vetëm një gol për t’i rrëmbyer 3 pikë të plota nga stadiumi “Xhemail Ibishi” në Prishtinë. Golin e vetëm e shënoi Lutfi Bilalli, i cili u asistua nga Qlirim Kashtanjeva, në minutën e 72’.

Arbëria me këtë fitore të befasishme ngre kuotën e pikëve në 17 pikë, teksa Gjilani mbetet me 23 pikë. Në rast të fitores të Ballkanit, skuadra nga suhareka do të shmanget më shumë në garën për titullin kampion të Superligës së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version