UBT News

Arba Hasanaj lufton për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike për të Rinj

Xhudistja kosovare, Arba Hasanaj, është vetëm një fitore larg medaljes në Lojërat Olimpike për të Rinj, që po zhvillohen në Dakar të Senegalit.

Hasanaj po garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, ku deri më tani ka regjistruar disa fitore të rëndësishme.

Ajo e nisi garën me fitore me Ippon ndaj Lenishka Figueroa Cirino nga Porto Riko. Në duelin e dytë u mposht nga braziliania Clarisse Vallim, por vazhdoi garimin përmes repesazhit.

Në këtë fazë, xhudistja kosovare triumfoi ndaj Hannah McHenry të Australisë dhe Ashly Herrera Espinosa të Nikaraguas, duke siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.

Për medaljen e bronztë, Hasanaj do të përballet me austriaken Sellina Woegerer.

D.L

Exit mobile version