Arabia Saudite dhe Uruguai kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e zhvilluar në Miami, në kuadër të Grupit H të Kupës së Botës 2026.
Arabët kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë, kur Abdulelah Al-Amri përfitoi nga një gabim i portierit uruguaian Fernando Muslera dhe realizoi nga afërsia në minutën e 41-të.
Në pjesën e dytë, Uruguai mori kontrollin e lojës dhe ushtroi presion të vazhdueshëm në kërkim të golit të barazimit. Përpjekjet e amerikanolatinëve u shpërblyen në minutën e 80-të, kur Maximiliano Araujo gjeti rrugën e rrjetës për rezultatin përfundimtar 1:1.
Pavarësisht dominimit në posedim dhe raste, Uruguai nuk arriti të përmbysë rezultatin dhe u desh të kënaqej me një pikë.
Edhe ndeshja tjetër e Grupit H përfundoi pa fitues, pasi Spanja dhe Kepi i Gjelbër barazuan 0:0. Si rezultat, të katër kombëtaret e grupit e kanë nisur turneun me nga një pikë, duke e bërë garën për kualifikim plotësisht të hapur.
D.L
Foto: Koha
